
Deri në orën 13:30, janë regjistruar gjithsej 4 zjarre në ambiente të hapura, dhe të gjitha janë aktive. Në komunën e Velesit, komunën e Makedonski Brodit, në Vasilevë dhe Dojran.
Në Makedonski Brod përveç njësitit territorial të zjarrfikësve janë angazhuar edhe dy air traktorë, një makinë e specializuar me ekip dhe 30 pjesëtarë të armatës. Në komunën e Vasilevës është angazhuar helikopter i MPB-së, ndërsa në Veles janë angazhuar dy makina të specializuara me ekip të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe 30 ushtarë. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 21 zjarre.
“Në vendin tonë janë aktive katër zjarre, aktiv është zjarri në territorin e Velesit, në fshatrat Xhidimirci, Krushnjë dhe Vankovc me dy këmbë, një këmbë në fshatin Vankovc, tjetri në fshatin Krushnjë, ku digjet mal i përzier. Në Komunën Makedonski Brod është aktiv zjarri në mes të fshatrave Creshnevë, fshati Llokvicë dhe fshati Krapa ku digjet pyll i degraduar me pemë, shkurre dhe bimësi e ulët. Në komunën Vasilevë ende është aktiv zjarri në fshatin Niviçino ku digjet pyll me bimësi të ulët. Në Dojran përsëri në disa vende filloi zjarri, në fshatin Nikoliq po digjet pyll me bimësi të ulët”, tha Nadica Vçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
The post QMK: Katër zjarre aktive, të angazhuar ushtarë, “air traktorë” dhe makina të specializuara appeared first on Telegrafi.