Ndërpritet furnizimi me ujë në Kozle, MSH: Dy klinika tjera do të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, menjëherë është kërkuar nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve dhe Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile që përkohësisht të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim.

Ndërkohë nga MSH thonë se në Kozle do të vazhdojë trajtimi i pacientëve në spitalin ditor dhe kontrollet ambulatore.

“Kjo iniciativë ka për qëllim të sigurojë vazhdimësinë në trajtimin dhe kujdesin për pacientët më të vegjël. Ministria e Shëndetësisë po e ndjek nga afër situatën dhe, pas normalizimit të furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, hospitalizimi i pacientëve do të vazhdojë pa pengesa në këtë institucion shëndetësor publik”, thonë nga MSH.

The post Ndërpritet furnizimi me ujë në Kozle, MSH: Dy klinika tjera do të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy