
Kryetari i BNJVL-së, Orce jorgjievski ka takuar sot përfaqësuesit e transportuesve privatë të transportit publik në Shkup.
Në takim është folur rreth sfidave me të cilat përballet transporti publik, ku dhe u bisedua për zgjidhje.
”Transporti urban do të bëhet modern, funksional dhe i arritshëm për të gjithë qytetarët. NQP-ja dhe transportuesit privatë duhet të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të koordinuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë transport publik që do të përmbushë vërtet nevojat e banorëve të Shkupit. Do të ndërmarrim hapa konkretë për të kapërcyer problemet aktuale dhe për të përfshirë përvojat pozitive rajonale – duke optimizuar linjat, duke përmirësuar orarin dhe duke siguruar transport të sigurt dhe efikas për të gjithë”, tha Gjorgjievski.
Kujtojmë se transportuesit e transportit publik në Shkup për disa javë radhazi bojkotuan punën për shkak të mos pagesës së pagave për disa muaj radhazi, problem i cili u zgjidh nga NQP-Shkup.
The post Transportuesit privatë të transportit publik të Shkupit në takim me kryetarin e BNjVL-së, premtohet modernizimi i kushteve appeared first on Telegrafi.