
Zjarri që shpërtheu sot pasdite para orës 14:00 në një shtëpi në rrugën “Braqa Stavrevi” në Koçan është shuar.
Sipas informacionit nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, tre persona janë shtruar në spital, të cilët janë ankuar nga thithja e tymit, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik jete.
Në luftën kundër zjarrit, zjarrfikësit e Koçanit ndërhynë me të gjitha mjetet në dispozicion, dhe ata patën edhe ndihmën e Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve.
Nuk ka filluar ende hetimi për të përcaktuar rrethanat në të cilat shpërtheu zjarri.
Advertisement
Më herët QMK njoftoi se në Koçan ka shpërthyer zjarr në nga a cila janë përfshirë dy shtëpi./Telegrafi/
The post Shuhet zjarri në Koçan, tre persona janë shtruar në spital appeared first on Telegrafi.