minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndalohet një person nga Tetova, drejtonte makinën në gjendje të alkoolizuar - Struga.info


Ndalohet një person nga Tetova, drejtonte makinën në gjendje të alkoolizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se është ndaluar një person nga Tetova, i cili është kapur duke vozitur në gjendje të alkoolizuar.

“Më 24.07.2025 në orën 01:15, oficerët e Stacionit Policor për Siguri Rrugore në Tetovë e kanë privuar nga liria D.B. (42) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, oficerët e policisë kanë ndaluar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte D.B., dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak ka qenë 1.94%”.

“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.

The post Ndalohet një person nga Tetova, drejtonte makinën në gjendje të alkoolizuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy