
Deri në orën 7:00 të mëngjesit, janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga këto, 10 janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 16 janë shuar.
Zjarret janë nën kontroll në Makedonski Brod, Shuto Orizare dhe Kurbinc.
Zjarret e shuara janë në rrethinën e zonës së Gostivarit, Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit.
Advertisement
Kujtojmë se në këtë sezon vendi po përballet me zjarre masive shkaku i temperaturave të larta, teksa disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht nga individë të cilët po ndiqen penalisht.
The post QMK: 29 zjarre të regjistruara në territorin e RMV-së, tre janë shuar dhe 16 janë nën kontroll appeared first on Telegrafi.