Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga jugu, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë jugperëndimore.

Drejt fundit të ditës era do të ndryshojë drejtim në veri.

Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë, pasdite me zhvillim të moderuar të vranësirave jostabile.

Advertisement

Në pjesë të luginës do të ketë kushte për shira afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga jugperëndimi, ndërsa drejt fundit të ditës nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit është 19 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë në 38 gradë Celsius.

 

 

Advertisement

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy