QMK: Në 24 orët e fundit 33 zjarre në territorin e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka informuar mbi për situatën aktuale të zjarreve.

Siç thonë ata, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat, 12 janë ende aktiv.

Pesë zjarre janë vendosur nën kontroll dhe atë dy në Makedonski Brod, një në Strumicë, një në Karbinci dhe një në Shtip.

Janë shuar 16 zjarre, kryesisht në Tetovë, Kumanovë dhe Strugë.

Advertisement

QMK ka apeluar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë zjarre nga pakujdesia.

Kujtojmë se disa zjarre janë shkaktuar nga njerëzit dhe personat e dyshuar për këto vepra janë duke u ndjekur ligjërisht.

The post QMK: Në 24 orët e fundit 33 zjarre në territorin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy