Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi njofton se e kjo qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe me këtë edhe uljen e numrit të këshilltarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Që në javën e parë të mandatit të saj kjo qeveri ndërmori një veprim të paligjshëm dhe antikushtetuese, duke ndryshuar në mënyrë të një anshëm metodologjinë e përllogaritjes së përqindjes së popullsisë, përmes përjashtimit të popullsisë jo rezident, që në praktikë do të thotë përjashtimin e mërgatës shqiptare. Si rezultat përqindja e shqiptarëve u ul artificialisht nga 29.9%, në 24.3%”, tha Ademi.

Ai tha se kjo ndikoi edhe në balancuesin me çka numri i këshilltarëve përcaktohet sipas numrit të banorëve.

Advertisement

Ademi tha se BDI kërkon nga qeveria që të anulojë vendimin për uljen e këshilltarëve në komuna dhe të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me regjistrimin e popullsisë.

Ademi tha se nëse qeveria aktuale nuk respekton vendimin e Gjykatës atëherë përgjegjësia do të bie mbi ta, sipas të cilës në regjistrim, konkretisht në numrin e këshilltarëve do të përjashtohet diaspora shqiptare.

Ademi tha se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë emrat e kandidatëve për kryetar komune.

Ai shtoi se në listat e përbashkëta do të ketë vend edhe për partinë e Arben Taravarit.

Advertisement

Ademi njoftoi se koalicioni i gjerë do të ketë kandidatë edhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Përndryshe më herët edhe koalicioni VLEN konfirmoi se do të ketë kandidatin e saj për Qytetin e Shkupit./Telegrafi/

 

The post Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy