Nesër në Kuvend do të debatohet për interpelancën ndaj kryeprokurorit Ljupço Kocevski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qëndrimet nuk ndryshohen brenda natës, është shprehur kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse OBRM-PDUKM do ta mbështeste interpelancën e partisë “E Majta” ndaj prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski. Pa saktësuar se si do të votojë partia e tij, kryeministri tha se përgjigje për këtë pyetje do të jap nesër.

“Publiku do ta shohë nesër, por ne si parti politike dhe unë si person, nuk i ndryshojmë qëndrimet tona brenda natës”, tha Hristijan Mickoski.

Deputetët do të debatojnë nesër për interpelancën. E Majta përmes interpelancës kërkon shkarkimin e Kocevskit për siç thekson hetim selektiv për tragjedinë në Koçan, përkatësisht Kocevski akuzohet për mbrojtje të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së gjatë hetimit. Përveç kësaj, E Majta akuzon për ndikime politike dhe logjistike në punën e prokurorisë publike, duke shtuar se gjatë mandatit të tij në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit ka pasur kaos funksional.

Kocevski u dërgoi letër deputetëve në të cilën hodhi poshtë akuzat dhe deklaroi se shkarkimi i tij ka prapavijë politike. Kjo nuk është hera e parë që fati i Kocevskit si prokuror publik shtetëror ka qenë i pasigurt, pasi në fillim të këtij viti, Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski përgatiti propozim për shkarkimin e tij, të cilin ia dorëzoi Ministrisë së Drejtësisë.

Advertisement

Në atë kohë, Qeveria kërkoi gjithashtu shkarkimin e Kocevskit për shkak të punës së tij dhe mosveprimit, por megjithëse Ministria e Drejtësisë përgatiti propozimin dhe ia ktheu Qeverisë, nuk iu përcoll deputetëve për votim. Mickoski tha se shkarkimi i tij shtyhet për shkak të tragjedisë në Koçan që ndodhi ndërkohë, por ai gjithashtu njoftoi se procedura do të vazhdojë pasi të përfundojë hetimi i prokurorisë./Alsat/

The post Nesër në Kuvend do të debatohet për interpelancën ndaj kryeprokurorit Ljupço Kocevski appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy