BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VLEN: BDI vazhdon të heshtë për vetingun e funksionarëve të saj

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it, në lidhje me procesin e vetingut. Nga BDI thonë se vetingu është domosdoshmëri institucionale dhe shoqërore, për të rikthyer besimin e qytetarëve në drejtësi, në institucionet shtetërore dhe në vetë sistemin demokratik.

“Ne besojmë thellësisht se nuk mund të ketë shtet funksional dhe shoqëri të drejtë, pa një proces gjithëpërfshirës të vetingut, me mbikëqyrje ndërkombëtare, i cili do të sjellë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi në të gjitha nivelet e pushtetit”.

“Qëndrimi i BDI-së është i qartë: U bëjmë thirrje, të gjitha partive politike parlamentare që të mbështesin propozim-ligjin e BDI-së për veting me mbikqyrje ndërkombëtare, një proces gjithëpërfshirës dhe i pakompromis, që do të rikthejë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe institucione. Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike, pa përjashtim, për periudhën e 33 viteve të fundit. ⁠Kërkojmë verifikimin dhe kontrollin e prejardhjes së pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit: ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë – të gjithë, pa asnjë dallim”.

Advertisement
Lexo po ashtu
VLEN: BDI vazhdon të heshtë për vetingun e funksionarëve të saj

“⁠Ritheksojmë nevojën për hetim të thelluar të procesit të privatizimit, që në shumë raste shërbeu si bazë për krijimin e oligarkëve të paprekshëm. Ky kapitull i errët nuk mund të mbetet i pazbardhur. Drejtësia nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete. ⁠Kërkojmë poashtu hetim për veprimtarinë e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit që kanë punuar nga viti 1945 e këtej, si OZNA, UDB-ja, SDB-ja, DBK-ja, UBK-ja, ANB-ja. Ky është kushti për drejtësi. Ky është obligimi ndaj qytetarëve”, thonë nga BDI.

Advertisement

Ata sërish u bëjnë thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin propozimin për për veting të dorëzuar nga BDI në vitin 2020.

“U bëjmë thirrje subjekteve politike dhe qeverisë që të tregojnë guxim institucional dhe integritet politik. Nëse nuk kanë frikë nga e vërteta, nëse nuk kanë asgjë për të fshehur, le ta përkrahin vetingun! Të jemi të qartë: Vetingun nuk e duan ata që sot dhurojnë prona publike, që pranojnë donacione me prejardhje të dyshimtë nga Serbia dhe që ndërtojnë qindra ndërsa pa leje. Ata që kanë frikë nga transparenca, nuk mund të jenë garant të drejtësisë”, thonë nga BDI.

The post BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy