minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ngrënia nëpër restorante dhe kafene në Maqedoni po bëhet luks, çmimet e ushqimit dhe pijeve këtë vit janë rritur për 5% - Struga.info


Ngrënia nëpër restorante dhe kafene në Maqedoni po bëhet luks, çmimet e ushqimit dhe pijeve këtë vit janë rritur për 5%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e shërbimeve të gastronomisë në restorante, kafene dhe hotele në vend, në korrik të këtij viti kanë qenë për 5 për qind më të larta krahasuar me korrikun e vitit të kaluar – ka matur Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasimi midis korrikut të vitit të kaluar dhe korrikut të këtij viti tregon se qytetarët kanë paguar 8,1% më shumë për ushqim në objektet e gastronomisë.

Çmimet e pijeve alkoolike janë rritur për 8,4%, ndërsa të pijeve joalkoolike për 6,1%. Të dhënat tregojnë se për shtatë muajt e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve gastronomike janë rritur për 5,3%. Ushqimi për 4,7%, pijet alkoolike për 5,3%, pijet joalkoolike për 5,9%, ndërsa fjetjet për 7,2%.

Çmimet e shërbimeve gastronomike në korrik të këtij viti janë rritur për 0,5% krahasuar me muajin paraprak.

Advertisement

The post Ngrënia nëpër restorante dhe kafene në Maqedoni po bëhet luks, çmimet e ushqimit dhe pijeve këtë vit janë rritur për 5% appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy