Pushimet verore sjellin riorganizim të punës në Klinika

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pushimet verore kanë sjell thuajse organizim të ri në Qendrën e Klinikave në Shkup. Ndërkohë që disa nga mjekët pushojnë janë kolegët e tyre që kryejnë kontrollet shëndetësore për pacientët në nevojë.

Alsat vizitoi Qendrën e Klinikave ku në pushim të shkurtër nga puna takuam disa punonjës shëndetësor të cilët vlerësojnë se japin maksimumin nga vetja për të realizuar të gjitha vizitat.

“Në institucionin tonë, në qendrën tonë jemi shumë mirë të organizuar, kemi kuadër edhe në këto temperatura të larta. Kemi kuadër të mjaftueshëm dhe përfshijmë të gjithë pacientët nga mosha më e vogël e deri të rritur e që kanë problem me dëgjimin, me të folurit dhe zërin. Mirë jemi të pajisur, mirë jemi të organizuar, punojmë me termine”, tha një punonjëse shëndetësore.

“Sigurisht që njëri është në pushim e tjetri e zëvendëson. Orari i punës vijon, pacientët janë të kënaqur nga ne. Në dy ndërrime, siç duhet, siç parashikon klinika”, u shpreh një punonjës shëndetësor.

Advertisement

Qytetarët që takuam ankohen për mungesë oraresh ndërsa për stafin mjekësor në klinika thonë se ka mjaftueshëm pavarësisht pushimeve verore.

“Është e qartë se njerëzit janë në pushime verore, pritet pak më shumë megjithatë unë vlerësoj se është në rregull. Unë isha në kimioterapi, atje zakonisht pritet më shumë”, tha një qytetar.

“Isha në Gastro, mbarova punë shpejt. Kam pritur 4 muaj të ma caktojnë terminin, mezi e caktova. Mbarova punë për dy orë”, theksoi një qytetar.

Tanimë një periudhë të gjatë qytetarët ankohen se presin gjatë për kontrolle shëndetësore ndërsa shpesh herë u ndodh të bredhin nga dera në derë qoftë edhe për një analizë më të thjeshtë shëndetësore./Alsat/

Advertisement

The post Pushimet verore sjellin riorganizim të punës në Klinika appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy