minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tragjedi e re në Greqi, këtë sezon janë mbytur katër shtetas të Maqedonisë - Struga.info


Tragjedi e re në Greqi, këtë sezon janë mbytur katër shtetas të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shtetase e Maqedonisë, 75-vjeçare, është nxjerrë pa shenja jete në plazhin Sozopoli, pranë gishtit të parë të Halkidikit.

Asaj i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga ekipi i urgjencës, pas së cilës është dërguar në spital, por mjekët konstatuan vdekjen.

Sipas informacioneve shtesë, në kuadër të hetimit paraprak është urdhëruar autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore në Selanik.

Ky është rasti i katërt i mbytjes së një shtetasi të Maqedonisë në plazhet greke këtë sezon.

Advertisement

Gjatë dy muajve të fundit jetën e kanë humbur një djalë 20-vjeçar në gishtin e parë të Halkidikit, një grua 77-vjeçare në gishtin e dytë dhe një burrë 80-vjeçar pranë Kavallës.

The post Tragjedi e re në Greqi, këtë sezon janë mbytur katër shtetas të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy