
“Ish kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti vetë e pranoi dëmin që ia ka shkaktuar Komunës që e ka udhëhequr me vite ai personalisht dhe miku i tij, kryetari në largim. Ai me gojën e tij tha se Çairi sot është njëjtë siç ishte Shkupi pas tërmetit famëkeq dhe pranon se ka nevojë për një rindërtim dhe shpëtim”, kështu reaguan sot nga Aleanca për Shqiptarët.
“Ky rindërtim nuk mund t’i besohet atij që e shkatërroi, e as ekspertëve që sjell ai, sepse teatro të tilla ka bërë edhe në të kaluarën, duke sjellë investitorë, donatorë e afaristë, por duke ua mbyll derën të njëjtëve pas mbarimit të zgjedhjeve. T’i besosh rindërtimin e Çairit njeriut që e shkaktoi gjithë atë katrahurë është njëjtë sikur të besosh se një tërmet i ngjashëm do ta rregullonte Shkupin”, thuhet në reagimin e ASH-së, ndërsa shtojnë se nuk mund të shpresohet tek njeriu që dyshohet për keqpërdorim të mbi 250 milion eurove, për ndërtimin e 150 ndërtesave ilegale që jo vetëm shkelin ligjin, por rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve që janë mashtruar e manipuluar me procedura antiligjore.
“Shkupi i vjetër para kaosit, mbingarkimit, duhet të shpëtojë nga udhëheqësia e kriminalizuar dhe korruptuar që e ka kapur dhe e trajton si pronë të veten”, thuhet në reagimin e ASH-së.
The post ASH: Izet Mexhiti e pranoi se Çairin e ka shkatërruar sikurse tërmeti Shkupin appeared first on Telegrafi.