Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me kryetarin e Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë Familjare, dr. Dragan Gjorgjievski dhe me përfaqësues të Shoqatës, ku u diskutua për disa tema aktuale, me fokus në avancimin e shëndetësisë elektronike dhe mundësinë e heqjes së kartonit në letër, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Mjekët e mjekësisë familjare kanë rëndësi thelbësore për parandalimin, zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe ndjekjen e vazhdueshme të shëndetit të pacientëve. Në takimin e sotëm diskutuam për mënyra të ndryshme për të stimuluar mjekët familjarë për hapjen e ordinancave të reja, si dhe për mbrojtjen e vazhdueshme shëndetësore në vendbanimet më të vogla. Në këtë drejtim, po punojmë intensivisht në ndryshimin e 12 ligjeve, përfshirë digjitalizimin dhe përmirësimin e sistemit kombëtar Termini im , me qëllim avancimin e sistemit shëndetësor dhe optimizimin e shëndetësisë në Maqedoni”, theksoi ministri Aliu.

The post Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy