
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, sot i nënshkroi marrëveshjet për bashkëfinancim të shtatë projekteve me gjithsej 18 shfrytëzues – komuna dhe organizata nga sektori qytetar.
Siç informojnë nga ministria, këto projekte realizohen në kuadër të Programit për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dje Bullgarisë, përmes konkursit të hapur për nisma investuese rerth Prioritetetit 3: “Zhvillim i integruar i rajonit tejkufitar”.
“Vlera e përgjithshme e konkursit publik është 500.971.694 denarë. Nga këto mjete për shfrytëzuesit e maqedonisë janë siguruar 137.887.557 denarë përmes bashkëfinancimit nga BE-ja dhe bashkëfinancimit nacional në vlerë prej 26.349.547 denarë. Projektet janë në fushë të turizmit të njohur të orientuar dhe të qëndrueshëm kulturor dhe natyror. përmes këtij programi i zhvilluam Rajonin planor Lindor, Juglindor, Verilindor”, qëndron në kumtesë.
The post Perinski nënshkroi marrëveshje bashkëfinancuese për shtatë projekte në fushën e turizmit appeared first on Telegrafi.