ASH: Rifillojnë punimet për projektet infrastrukturore në Gostivar dhe Vrapçisht, ishin ndërprerë përkohësisht shkaku i ardhjes së mërgimtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Vrapçishtit kanë rifilluar me intensitet të lartë projektet infrastrukturore të cilat u ndërprenë disa javë shkaku i ardhjes së mërgimtarëve.

Në Gostivar, gjatë kësaj jave do të nisin tre projekte të rëndësishme: rikonstruimi i rrugës “Pançe Popovski”, si dhe dy rrugë në lagjen “Mara Ugrinova”, pranë stacionit të autobusëve.

“Në fillim të muajit shtator do të vijojnë punimet edhe në bulevardin kryesor të qytetit. Paralelisht, po punohet në rrugën pranë varrezave të fshatit Çegran dhe në Banjicë të Epërme, ndërsa në shtator do të nisë rikonstruimi i rrugës tek varrezat e Çegranit dhe disa rrugëve të tjera në Banjicë të Epërme pas përfundimit të kanalizimit fekal”, informojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Në Vrapçisht po realizohet një investim ndërtimi i sistemit të ri të furnizimit me ujë, me burim të ri dhe rrjet tërësisht modern. Ky projekt garanton furnizim të pandërprerë dhe me cilësi të lartë për çdo familje, duke ofruar një zgjidhje afatgjatë për banorët.

Advertisement

“Ndërkohë kanë përfunduar edhe projekte të tjera të rëndësishme: rruga Negotinë–Kalisht është transformuar me trotuare dhe standarde bashkëkohore, është rregulluar shëtitorja buzë lumit Mazraça në Negotinë, si dhe është pastruar korita e lumit. Po ashtu, rruga e fushës në Dobërdoll tashmë është në funksion të qytetarëve. Të gjitha këto janë vetëm një pjesë e projekteve të realizuara së fundmi në këto dy komuna. Në çdo vendbanim të Gostivarit dhe Vrapçishtit po punohet me përkushtim dhe rezultate konkrete. Ky është modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët – punë e përditshme, investime të prekshme dhe realizim i zotimeve të dhëna para qytetarëve”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

The post ASH: Rifillojnë punimet për projektet infrastrukturore në Gostivar dhe Vrapçisht, ishin ndërprerë përkohësisht shkaku i ardhjes së mërgimtarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy