
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili në një fjalim tha se BDI do të vazhdojë të mbetet në opozitë.
Nga BDI thonë se zgjedhjet janë vullnet i popullit dhe jo i Mickoskit. Ata shtojnë se populli nuk meriton të udhëhiqet nga shpifja dhe skenarët e rremë të qeverisë aktuale.
“Zgjedhjet e tetorit do të jenë test i vullnetit qytetar, do të jenë referendum dhe se qytetarët do ta ndëshkojnë politikën e frikës, manipulimit, demontimit të shtetit multietnik dhe përçarjes. Demokracia nuk frikësohet nga deklarata të këtilla të pavërteta – as shqiptarët, as maqedonasit nuk meritojnë të udhëhiqen nga shpifje dhe skenarë të rremë. E ku do të jetë BDI, kjo varet vetëm nga populli”, thonë nga BDI.
The post BDI reagon ndaj deklaratës së Mickoskit: Për ne vendos populli, qytetarët do ta ndëshkojnë politikën e frikës dhe përçarjes appeared first on Telegrafi.