
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria pesë persona për shkak të “drejtimit të papërgjegjshëm të automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Siç njoftojnë nga MPB, dy nga personat e ndaluar kanë vozitur në autostradën Shkup – Tetovë.
“Në autostradën Shkup–Tetovë (Studena Voda) – A.J. (31) nga Leshnica e Poshtme drejtonte “Audi” me 184 km/h në zonë ku kufiri është 80 km/h. Gjithashtu në autostradën Shkup–Tetovë – B.A. (25) nga Studeniçani me “BMW” u kap duke ngarë me 192 km/h, në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h”.
“Në rrugën Mavrovë-Rostushë (Rostushko Ançe) – V.D. (48) nga Shkupi, në “Škoda”, u ndalua nën ndikimin e 2,90 promilë alkool. Në Veles – D.V. (27) nga Velesi drejtonte “BMW” me 2,28 promilë alkool në gjak. Ndërsa n/ rrugën Manastir – Mexhitlia (fsh. Kravari) – S.S. (22) nga Egri drejtonte “Volkswagen Polo” me 107 km/h në zonë të banuar, ku kufiri është 50 km/h”, thonë nga MPB.
Sipas MPB-së, të gjithë shoferët janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni. Për ngjarjet janë informuar prokurorët kompetentë dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale.
The post Ndalohen pesë shoferë brenda 24 orëve, tejkaluan shpejtësinë dhe vozitën në gjendje të dehur appeared first on Telegrafi.