Ndalohet shoferi 18-vjeçar, përplasi për vdekje një të moshuar në Kërçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se më 25.08.2025 në orën 09:20 në Kërçovë, zyrtarët policorë e privuan nga liria personin F.L (18) nga Kërçova.

Siç thonë nga MPB, ai rreth orës 06:55 në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Liria”, ai e përplasi këmbësorin S.Sh. (82) nga Kërçova me një automjet pasagjerësh “Citroen Saxo” me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por në orën 07:10 u kthye pa automjetin.

“Këmbësori S.Sh. pësoi lëndime të rënda trupore dhe pasi mori ndihmë mjekësore në spitalin e Kërçovës, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku vdiq në orën 21:00″.

“Personi u ndalua në stacionin policor dhe pas një hetimi të plotë dhe dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post Ndalohet shoferi 18-vjeçar, përplasi për vdekje një të moshuar në Kërçovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy