
Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në ambiente të hapura.
Nga këto, 20 janë shuar, 2 janë nën kontroll, ndërsa një zjarr është ende aktiv në zonën e fshatit Dolgaec, komuna e Dolnenit, ku po digjet një pyll i përzier.
“Zjarret në zonën shumëfunksionale “Jasen” në Makedonski Brod dhe në malin Kozhuf në Gjevgjeli janë nën kontroll”.
“Zjarret që u shuan prekën kryesisht bimësinë e ulët, kashtën, deponitë dhe pyjet në disa komuna, duke përfshirë Shtipin, Kumanovën, Krushevën, Ohrin, Manastirin, Koçanin, Strugën dhe të tjera”, thonë nga QMK.
Advertisement
The post QMK: 23 zjarre brenda një dite, vatra në Dollnen ende aktive appeared first on Telegrafi.