Do të ketë rritje të temperaturave ditët e ardhshme në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën ndikimin e një mase ajri të qëndrueshme, të thatë dhe të ngrohtë nga jugu, nga sot (e mërkurë, 27 gusht) deri të premten (29 gusht) moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe dukshëm më i ngrohtë gjatë ditës me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga jugu.

Siç njoftojnë autoritetet, sa i përket temperaturave, ato do të kalojnë 30 gradë në pjesën më të madhe të Maqedonisë, ndërsa në rajonin e Vardarit, si dhe në rajonet juglindore, temperaturat do të kalojnë lokalisht 35 gradë. Në Shkup dhe zonën përreth, gjithashtu në periudhën e lartpërmendur, temperatura do të rritet në rreth ose do të kalojë 35 gradë, dhe moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga jugu.

Në mëngjes, moti do të mbetet relativisht i freskët me temperatura minimale që do të bien në intervalin nga 7 deri në 17 gradë. Në Shkup dhe zonën përreth, temperatura do të bjerë në intervalin midis 12 dhe 14 gradë në mëngjes.

Do të ketë ndryshim të motit të shoqëruar me zhvillimin e paqëndrueshmërisë, shirave të rrëmbyeshëm lokalë, stuhive, erës dhe një rënie të temperaturave gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel, 30/31 gusht) kur do të ketë kushte për stuhi lokale.

Advertisement

The post Do të ketë rritje të temperaturave ditët e ardhshme në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy