
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se në 24 orët e fundit, deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat 2 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 13 janë shuar.
“Dy zjarre janë aktive, në komunën e Dollnenit – fshati Crnilishte dhe fshati Dolgaec (digjet bimësia e ulët) dhe në komunën e Likovës – fshati Nikushtak (digjet pyll i përzier)”.
“Tre zjarre janë nën kontroll: komuna e Gjevgjelisë – mali Kozhuf (zjarr nëntokësor); komuna e Makedonski Brod – Zona Shumëqëllimore Jasen (pyll i përzier) dhe komuna e Gazi Babës – Vardarishte (deponi mbeturinash)”, thonë nga QMK.
Gjithashtu theksojnë se janë shuar 13 zjarre në ambient të hapur.
The post QMK: Dy zjarre aktive në Maqedoni, tre janë nën kontroll appeared first on Telegrafi.