minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Sulmi me thikë në Essen, dyshohet për motiv islamist – i përfshirë një 17-vjeçar nga Kosova - Struga.info


Sulmi me thikë në Essen, dyshohet për motiv islamist – i përfshirë një 17-vjeçar nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimet për sulmin e rëndë me thikë që ndodhi javën e kaluar në Essen të Gjermanisë po marrin drejtim të ri.

Autoritetet po dyshojnë se pas ngjarjes mund të fshihet një prapavijë islamiste.

Protagonist i këtij rasti është një 17-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili e plagosi rëndë me thikë në bark mësuesen e tij.

Ministri i Brendshëm i krahinës Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul, tha se provat që lidhen me motivin islamist po shtohen çdo ditë.

Advertisement

“Shumë elemente po na shtyjnë të hetojmë edhe këtë pistë,” deklaroi politikani i CDU-së, duke theksuar se organet e sigurisë janë duke e trajtuar rastin me prioritet.

Tagesschau raporton se 17-vjeçari ka justifikuar sulmin duke thënë se mësuesi e kishte fyer Profetin.

Thuhet gjithashtu se ai ka bërtitur disa herë “Allahu Ekber”.

Sipas mediave gjermane, i riu, i identifikuar si Erjon S., dyshohet se ka kryer edhe një sulm tjetër ndaj një burri të pastrehë, përveç goditjes së mësueses.

Advertisement

Hetimet për motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa i dyshuari ndodhet në paraburgim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy