Angellov: Ende ka tym nga “Drislla”, por në një shkallë më të vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme është varrosur një pjesë e sipërfaqes së deponisë së Drislës, ku ka pasur tym. Sot, mbulimi vazhdon me ritëm të përshpejtuar sepse dje u kryen disa operacione logjistike që mundësojnë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në pikën kritike, informoi sot në mëngjes drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.

Tymi nga deponia e Drisllës është ende i pranishëm, por në një masë shumë më të vogël, dhe, sipas Angellovit, nuk është shkaku i mjegullës së mëngjesit në Shkup. Deponia ilegale e Vardarishtës, nga ana tjetër, është shuar plotësisht dhe nuk ka tym prej saj.

Lidhur me polemikën nëse ajri ndotet shtesë nga deponia e Drisllës, DMSH rekomandon që informacioni zyrtar të kërkohet nga Ministria kompetente e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku ekziston një Departament për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy