
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori vendim për mbylljen e deponisë pa standarde për mbeturinat në Nikushtak të Likovës, bëri të ditur sonte Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Kjo masë është marrë me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, dhe se vendndodhja ekzistuese jo-standarde për heqjen e mbeturinave komunale në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës nuk plotëson standardet mjedisore”, theksohet në vendimin e Mexhitit.
Nga MMJPH shpjegojnë se vendim është marrë në përputhje me ligjin për administratën shtetërore dhe ligjin për mjedisin, duke respektuar parimin e nivelit të lartë të mbrojtjes dhe parandalimit të pasoja të dëmshme dhe se urdhëri hyn në fuqi menjëherë.
Ministri pasdite në brifing me gazetarët informoi se janë lëshuar urdhra për të kontrolluar të gjitha deponitë në vend dhe vendet e paregjistruara të mbeturinave.