Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në periudhën prej 18.09.2025 (ora 11:00) deri më 19.09.2025 (ora 11:00) janë kryer matje indikative të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës.
Siç njftojnë nga MMJPH, matjet janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM, nefelometër që mundëson ndjekjen e koncentrimeve të grimcave në kohë reale, me selektim të fraksionit PM₁₀. Për monitorim është përdorur instrumenti ES-642, METONE, USA, i certifikuar për matje indikative sipas MCERTS, UK.
“Rezultatet e matjeve: Koncentrimi mesatar: 9.8 µg/m³; Vlera maksimale e matur: 43.3 µg/m³; Vlera momentale: 8.2 µg/m³. Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare”.
“Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me Uredhësen për vlerat kufitare për substancat ndotëse në ajrin ambienal (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 183/17)”, thonë nga MMJPH.