Albrim Hoxha: 705 fermerë nga Struga përfitojnë kartela për naftë të gjelbër me vlerë 6.5 milionë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

705 fermerë nga Struga përfitojnë kartela për naftë të gjelbër me vlerë 6.5 milionë denarë

705 fermerë nga Struga kanë përfituar këtë vit nga programi i kartelave për naftë të gjelbër, me një vlerë totale prej 6.5 milionë denarësh.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, sot vizitoi Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Strugë, ku ndoqi nga afër procesin e shpërndarjes së kartelave. Po ashtu, ai vizitoi edhe njësitë rajonale të Inspektoratit të Bujqësisë dhe të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Fermerët e Strugës po punojnë çdo ditë me mund dhe sakrificë. Është detyra jonë t’u qëndrojmë pranë, jo vetëm me fjalë, por me mbështetje konkrete”, shkroi Hoxha në Facebook.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy