Aliu: Klinika për Veshë, Hundë dhe Fyt me aparaturë të re mjekësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me zv. kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, Mahmut Çevik, dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoy, sot vizituan Klinikën Universitare për Veshë, Hundë dhe Fyt, ku me mbështetje të TIKA-s është siguruar aparaturë e re mjekësore.

“Klinika për Veshë, Hundë dhe Fyt është pajisur me aparatura të reja elektrokirurgjikale, përkatësisht elektrokauterë, që mundësojnë diseksion më të saktë, më efikas dhe më të sigurt të indeve, duke kontribuar në shërim më të shpejtë të pacientëve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për klinikën, duke pasur parasysh se aty realizohen mbi 2000 ndërhyrje çdo vit.

“Angazhimi ynë është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, veçanërisht në nivelin terciar ku trajtohen rastet më komplekse”, theksoi Aliu. Drejtori i Klinikës Universitare për Veshë, Hundë dhe Fyt, Igor Kamshikoski, shprehu falënderim ndaj Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, për mbështetjen e rëndësishme në drejtim të forcimit të sistemit shëndetësor./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy