Rasti Koçani, DAP pezullon disa inspektorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka pezulluar disa inspektorë për shkak të lidhjes së mundshme me rastin e zjarrit në klubin e natës “Puls” në Koçan. Nga drejtoria informojnë se për bëhet një kontroll i brendshëm për të përcaktuar nëse inspektorët vërtet kanë bërë shkelje të ligjit.

“Po zhvillohet një kontroll dhe verifikim i brendshëm i pretendimeve, ndërsa pezullimi mbetet në fuqi gjatë gjithë procedurës për përcaktimin e gjendjes faktike. “Një sjellje e tillë paraqet shkelje serioze të Kodit të Sjelljes së të punësuarve në DAP. Drejtoria e të Ardhurave Publike mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj parimeve të ligjshmërisë, transparencës dhe profesionalizmit dhe do të vazhdojë të zbatojë zero tolerancë ndaj çdo sjelljeje që cenon këto vlera”, thonë nga DAP.

Ky veprim i DAP-it vjen pasi kryprokurori një ditë më parë në një deklaratë për mediat tha se hetimi për Koçanin nuk ka përfunduar, por se ekzistojnë prova që përfshijnë parregullsi në punën e disa institucioneve, mes të cilave edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Akuza për zjarrin në Koçan aktualisht përfshin gjithsej 37 persona juridikë dhe fizikë, dhe e njëjta deri në fund të kësaj jave duhet të vlerësohet nga Gjykata Penale, kompetente për gjykimin e tragjedisë më të madhe në historinë më të re të vendit.

Advertisement

Në zjarrin në klubin e natës në Koçan humbën jetën 62 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Të gjithë 37 personat dyshohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, por dje Kocevski paralajmëroi gjithashtu se po hetohen dyshime për të paktën edhe 10 vepra të tjera penale të lidhura me këtë rast./ Alsat/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy