MSH-Maqedoni: Janë siguruar 80.000 vaksina kundër gripit sezonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se është nënshkruar kontrata për furnizimin me 80.000 vaksina kundër gripit sezonal. Vaksinat pritet të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, pas së cilës, si çdo vit, imunizimi kundër gripit do të nisë në gjysmën e dytë të muajit.

“Këtë vit janë siguruar numri më i madh i vaksinave deri më tani për këtë qëllim. Bëhet fjalë për një vaksinë katërvalente nga prodhuesi i njohur Abot nga Holanda.

Kujtojmë se me vaksinimin falas përfshihen grupet e rrezikuara të popullsisë, si: persona të moshuar mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit e këtyre institucioneve.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efikase për parandalimin e gripit, e cila ndihmon në shmangien e formave më të rënda dhe komplikimeve, veçanërisht tek grupet e rrezikuara”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy