
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se e di problematikën që pacientët në onkologji po përballen me pritje të gjata, mirëpo sipas tij nuk mund të ketë zgjidhje të menjëhershme kjo problematikë.
“Për fat të keq për momentin është e vërtet se për shkak të mbingarkesës dhe numrit të madh të pacientëve që presin, për fat të keq koha e pritjes për rezultate është më e gjatë, se sa do donte çdo ministër dhe çdo qytetarë, punojmë intensivisht për këtë. Më besoni se zgjidhje nuk mund të gjendet menjëherë për këtë rast”, deklaroi ministi Aliu.
Aliu deklaroi se për të ndihmuar sistemin shëndetësor në vend, do të bëhet dhe shkëmbimi i kuadrove mjekësorë nga shtetet e tjera.
“Jo vetëm nga Sllovenia, ja po paralajmëroj edhe nga Italia dhe Austria, pra po punojmë për gjetjen e mundësisë për bashkëpunim me vende që tashmë ne kemi një lloj bashkëpunimi ose nga aspekti klinik, pra ato vijnë këtu ose mjekët tonë shkojnë për trajtime atje. Por, gjithashtu edhe nga aspekti administrativ e shohim se më lehtë mund të komunikojmë me vende që sistem shëndetësor të ngjashëm”, tha Aliu.
Kujtojmë se numri i personave të prekut me kancer po rritet nga vitit në vit, ku sipas informacioneve të fundit nga MSH, vetëm këtë vit ka 1200 pacientë të rinj me kancer.