
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se OBRM-PDUKM për katër vite pushtet lokal dhe një vit e gjysmë pushtet qendror nuk ka realizuar asnjë investim të vetin.
“Shoh që Mickoski do të tregojë përralla në mitingje. E pse tregon përralla? Sepse nuk ka çfarë tjetër të thotë. Katër vite e kishin pothuajse gjithë pushtetin lokal dhe një vit e gjysmë pushtetin qendror”, tha Filipçe.
Ai shtoi se OBRM-PDUKM dhe Mickoski mburreshin me investimet e LSDM-së, hapnin rrugë që tashmë ishin përfunduar.4
“Pyetja është e thjeshtë – a mund Mickoski të numërojë dy investime tërësisht të vetat? E vetmja gjë me të cilën u mburrën ishin projekte që LSDM i kishte sjellë deri në 98% apo 99% realizim. Ata vetëm e prenë shiritin. Hapnin investime të huaja për herë të tretë e të katërt. Në Shtip shkonin tri herë nëpër fabrika, e punëtorët na thanë se qeshnin. Hapnin rrugë e bulevarde që tashmë ishin përfunduar. Po të mos ishin projektet e LSDM-së – Mickoski nuk do të kishte as ku të fotografohej”, tha Filipçe.
Ndër të tjera Filipçe akuzoi qeverinë aktuale për bllokim të shtetit si në aspektin ekonomik edhe në atë strategjik.