Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se është i bindur që qytetarët në zgjedhjet lokale në masë të madhe do ta mbështesin partinë e tij, pasi sipas tij Maqedonia do të vazhdojë të ndërtohet dhe të zhvillohet.
Mickoski theksoi se Venko Filipçe dhe LSDM po zhvillojnë fushatë të zezë, pasii gjithe pushteti i tyre ka qenë gabim i madh për shtetin.
“Kujtoni të kaluarën, kur LSDM ka qenë qeveri në Maqedoni, gjithmonë ndodhnin gabime historike. Kthehuni nga ai emër i përkohshëm në pranimin e ultimatumit bullgar. Le të mos lejojmë që këta njerëz të jenë më kurrë pjesë e qeverisë maqedonase, dhe ne mund ta bëjmë këtë dhe ta konfirmojmë këtë në këto zgjedhje lokale më 19 tetor. Ju bëj thirrje të dilni masivisht dhe të dërgoni një mesazh të fortë si kurrë më parë”, tha Mickoski.
Mickoski tha se Maqedonia nuk është shtet që nënshtrohet, por duhet t’i ruhet identiteti dhe trashëgimia ashtu siç është.