
AKI: Struga beson te ndershmëria. Struga zgjedh Arsim Dalipin
Në zemër të Strugës, aty ku Zoti ka bekuar tokën me bukuri dhe njerëz punëtorë, lind një shpresë e re, një emër që nuk ka nevojë për prezantim, ai është Dr. Arsim Dalipi.
Prej vitesh,ai ka qenë në vijën e parë të shërbimit, me bluzën e bardhë, me duar që shërojnë dhe me zemër që nuk lodhet kurrë për qytetarët. Si mjek shembullor, ai nuk ka qenë thjesht një profesionist, por një mik, një mbrojtës dhe një dritë në ditët më të vështira për mijëra familje strugane.
Sot ai vjen përpara jush jo për privilegje, por për përgjegjësi. Jo për pushtet, por për të kthyer dinjitetin, zhvillimin dhe transparencën në Komunën e Strugës.
Arsim Dalipi nuk premton mrekulli, ai ofron përvojë reale, ndershmëri të provuar dhe një dashuri të pakushtëzuar për qytetin. Ai njeh dhimbjen e qytetarëve, e ka dëgjuar në zyrën e mjekut. Tani, është gati ta shërojë edhe në zyrën e kryetarit të Komunës së Strugës.
Me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike, kujdesin për shëndetin dhe arsimin, mbrojtjen e ambientit dhe forcimin e bashkëjetesës, dr. Arsim Dalipi është garancia e një Struge më të pastër, më të drejtë dhe më të begatë!
Më 19 tetor, voto për njeriun që ka qenë gjithmonë me ty.
Voto për përkushtimin. Voto për ndryshimin
Voto 4 për DR. ARSIM DALIPIN!
Kryetarin që Struga meriton!