Vdekja e shtetasit të Maqedonisë në Lubjanë, MPJ: Jemi në kontakt me familjarët e të ndjerit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se te Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është dorëzuar një njoftim se gjatë natës së 2 tetorit 2025, jetën e ka humbur një shtetas i Maqedonisë, i lindur në vitin 1986 në Koçan.

Sipas informatave nga policia sllovene, të afërmit e të ndjerit tashmë janë njoftuar.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të ndjerit dhe me institucionet kompetente sllovene, me qëllim sigurimin e mbështetjes konsullore të nevojshme dhe ndjekjen e mëtejshme të zhvillimeve të rastit”, thonë nga MPJ.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy