minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme - Struga.info


Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Transportuesit privatë në Shkup do të operojnë me orar të rregullt duke filluar nga nesër. NTP u pagoi nga 6 milionë denarë secilës prej tre kompanive këtë pasdite, konfirmoi për AIM-n pronari i “Jofi Bus”, Jovica Zafirovski.

“Sot në orën 16:00 morëm informacion se na janë paguar 6 milionë denarë për paketë dhe pas koordinimit me operatorët do të kthehemi në operim me orar të caktuar nesër.

Shuma nuk është shumë e madhe, por kërkuam të paguhet një shumë e caktuar në mënyrë që të mund të vazhdojmë.

Kjo është e mjaftueshme që ne të operojmë rregullisht për dy javët e ardhshme dhe shpresojmë se gjatë asaj periudhe do të kemi fonde, pra pagesë nga NTP, në mënyrë që të mund të punojmë pa ndërprerje”, theksoi Zafirovski./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy