
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot do të shpallë vendimin kundër tre personave për veprën penale “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, me të cilën janë krijuar deponi të paligjshme në një pjesë të lokacionit në “Vardarishte”.
Të akuzuarit Maksut Memishi, Almir Asani dhe Florin Arifi pranuan fajësinë në seancën e fundit dëgjimore për veprën e kryer, rrezikimin e mjedisit dhe natyrës duke ruajtur dhe krijuar deponi të paligjshme në rrugën “Zendel Xhemail” në Shkup.
Mbrojtja e tyre beson se nuk ka prova se zjarret në deponi kanë ndodhur në vendin ku janë hedhur mbeturinat e të akuzuarve.
Veprën për të cilën akuzohen të akuzuarit mbart një dënim me burgim nga tre muaj deri në tre vjet./Telegrafi/
Advertisement