Pas vdekjes së Panço Minovit, vajza e tij bëhet bartëse e listës së pavarur në Kavadar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas ndarjes nga jeta të bartësit të listës së pavarur për Kavadar, Panço Minov, bartëse e re e listës së pavarur për këshilltarë do të jetë vajza e tij, Limba Minova Zlatevska.

Me propozimin e Minova Zlatevskës, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor kanë respektuar afatin për dorëzimin e kandidatëve.
Në kalendarin zyrtar për zgjedhjet lokale të vitit 2025 thuhet:

“Nëse ndonjëri nga kandidatët në listën e miratuar për anëtar të këshillit të komunës apo të Qytetit të Shkupit vdes nga dita e miratimit të listave, partia politike apo koalicioni që e ka propozuar mund të paraqesë një kandidat tjetër në vend të tij. Nëse kandidati është propozuar nga një grup zgjedhësish, ata mund të propozojnë një kandidat tjetër pa mbledhje të re nënshkrimesh, më së voni deri më 8 tetor, ora 24:00″.

I ndjeri Panço Minov, ish-deputet dhe ish-kryetar i Komunës së Kavadarcit, ndërroi jetë sot. Ai ishte bartës i një liste të pavarur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë është parashikuar për më 2 nëntor.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy