
Në periudhën nga 01.01.2025 deri në muajin e kaluar 30.09.2025, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme policore në fushën e trafikut në të gjitha Sektorët e Punëve të Brendshme, përfshirë aktivitetet e Njësisë mobile për sigurinë në trafikun rrugor, janë sanksionuar 18.458 shoferë që kanë marrë pjesë në trafik pa pasur patentë shoferi.
Më shumë shkelje të tilla janë regjistruar në zonat e SPB Strumicë dhe Shkup, 3.275 dhe 3.202 shkelje, më pas në territorin e SPB Manastir, 2.811 shoferë janë sanksionuar për drejtim pa patentë shoferi, 2.086 masa janë shqiptuar në territorin e SPB Tetovë, dhe 1.660 shoferë janë sanksionuar për drejtim pa patentë shoferi në SPB Kumanovë.
“Njësia mobile për sigurinë në trafikun rrugor ka vendosur 1.634 masa ndaj shoferëve që kanë marrë pjesë në trafik në kundërshtim me dispozitat e nenit 225 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, pra kanë drejtuar pa patentë shoferi”.
“Në javën e parë të tetorit, pra që nga data 07.10.2025, deri më tani janë regjistruar 373 shkelje për pjesëmarrje në trafik pa patentë shoferi në kuadër të kontrolleve të trafikut. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për rrugë më të sigurta për të gjithë ne”, thonë nga MPB./Telegrafi/