BDI-Strugë: Mendi Qyra, kandidati i VMRO-së, Znam dhe Stojkoviq, të publikojë faturat e ujit të paguara për biznesin e tij privat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BDI-Strugë: Mendi Qyra, kandidati i VMRO-së, Znam dhe Stojkoviq,  të publikojë faturat e ujit të paguara për biznesin e tij privat

Reagim nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Strugë

Për punën e kuadrove tanë, Jeton Shaqiri dhe Dashmir Nasufi, flasin vetë punëtorët dhe veprat.
Ne në BDI nuk kemi nevojë të mburremi me fjalë, sepse në çdo projekt, në çdo ndërmarrje publike apo private ku kemi dhënë kontribut, dëshmitarë janë qytetarët e Strugës.

Sa i përket kandidatit të pavarur, i cili vetë deklaron se ka mbështetjen e Vlenit dhe të qeverisë aktuale – një qeveri që përfshin VMRO-DPMNE, ZNAM dhe Stojkoviq –
ne si Bashkim Demokratik për Integrim e sfidojmë publikisht të bëjë një gjest të thjeshtë transparence:

Të publikojë faturat e ujit të paguara për biznesin e tij privat.

Advertisement

Nëse kjo nuk ndodh brenda 12 orëve, atëherë kuadrot tanë, Bashkimi Demokratik për Integrim Strugë, do t’i publikojnë vetë.
Aleanca Kombëtare për Integrim – Strugë Jeton Shaqiri
@Dashmir Nasufi

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy