minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës - Struga.info


Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, ky memorandum vendos bazat për thellimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese të të dyja vendeve.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetarët e dy gjykatave, Darko Kostadinovski dhe Nexhmi Rexhepi, dhe është rezultat i komunikimit konstruktiv dhe të suksesshëm deri më tani. Qëllimi i tij është të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e praktikës gjyqësore dhe vendimeve të marra.

“Në kuadër të bashkëpunimit parashikohet organizimi i konferencave shkencore të përbashkëta, seminareve dhe trajnimeve profesionale, si dhe shkëmbimi i përvojave, praktikave gjyqësore, rezultateve hulumtuese dhe literaturës relevante. Kjo krijon një platformë për mbështetje të ndërsjellë dhe shkëmbim të praktikave të mira në fushën e gjyqësorit kushtetues”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Advertisement

Memorandumi i nënshkruar hyn në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm për pesë vjet, me mundësi për vazhdim pas skadimit të kësaj periudhe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy