Osmani: Edhe Mickoski e di që situata aktuale në Qeveri është e paqëndrushme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani tha se edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski e di që situata aktuale është e paqëndrushme.

Osmani tha se më 19 tetor çdo qytetarë do të votojë për rrugën evropiane të vendit.

“Mesazhi që do ta dërgojnë qytetarët më 19 tetor nuk do të jetë vetëm votim në zgjedhjet lokale, por çdo qytetar që do të dalë të votojë, do të votojë që shteti të kthehet në rrugën evropiane. Kryeministri Hristijan Mickoski, ashtu edhe subjektet e tjera politike tashmë janë të vetëdijshme se situata aktuale është e paqëndrueshme”, tha Osmani.

“Ky është qëndrimi i të gjithëve, përveç partive politike që mbështeten te të tjerët për të mbijetuar,” deklaroi Osmani.

Advertisement

“Kemi një kthim prapa në pikat strategjike të shtetit. Mesazhi që do të dërgohet më 19 tetor, kur çdo qytetar do të dalë dhe, para së gjithash, do të votojë jo vetëm për komunën, por edhe për rikthimin e vendit në rrugën evropiane,” tha Osmani.

Ai shtoi se qytetarët kërkojnë ruajtjen e harmonisë multietnike dhe vazhdimin e agjendës reformuese të shtetit.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy