Kontrabandë me makina luksoze dhe falsifikim dokumentesh,  kallëzim penal kundër pesë personave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shkupit kundër pesë personave, përfshirë edhe dy zyrtarë të MPB-së, për kontrabandë të makinave luksoze dhe falsifikim dokumentesh.

Të dyshuarit – D.K., G.S. dhe S.S. – akuzohen se kanë qenë pjesë e një skeme ndërkombëtare për kontrabandimin e automjeteve në kërkim ndërkombëtar.

Ata përdornin targa dhe dokumente të rreme për t’i regjistruar automjetet në Maqedoni.

Dy zyrtarët e MPB-së, A.K. dhe A.Sh., dyshohen se kanë përgatitur dhe lëshuar lejet e qarkullimit për këto automjete. Hetimet vazhdojnë, ndërsa disa pjesëmarrës të tjerë në këtë rrjet tashmë janë dënuar ose po ndiqen në Bullgari.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy