
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se vendit i duhet një “rivendosje e sistemit”.
Sipas Filipës, kjo do të thotë të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e tij.
Ai theksoi se qeveria është nervoze sepse është e vetëdijshme për dështimin e mossjelljes së asnjë ligji në Kuvend.
“Ata nuk kanë me çfarë të mburren, e vetmja gjë që u mbetet janë spinat. E dëgjoj Mickoskin në tubime duke folur për një lloj “rivendosje të sistemit” dhe në fakt është ai që vetëm kërkon justifikime për të mos zbatuar reforma të vërteta në gjyqësor. Nga plani është e dukshme se kjo qeveri po pengon me vetëdije procesin e reformave. Qëllimi i vetëm i Kryeministrit është të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e tij, prandaj asnjë ligj reformues nuk është paraqitur në Kuvend”, tha Filipçe.
Ndryshe, Mickoski ka hedhur dhe akuza ndaj LSDM-së për politika tradhëtare ndaj shtetit, që siç deklaruan ata, kanë shitur identitetin dhe kulturën maqedonase duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për shtetin.