Tentativë vrasje në Gjevgjeli, ndalohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se policia policia në Gjevgjeli parandaloi një tentativë vrasjeje të një ish-partneri ndaj një vajze, me çka janë ndaluar dy persona.

“Sot (13.10.2025) në Gjevgjeli, oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë së Gjevgjelisë kanë ndaluar J.G. dhe L.G. nga Gjevgjelia.

Konkretisht, në orën 14:42, M.P. (25) nga Gjevgjelia raportoi se ish-partneri i saj J.G., i cili ishte me leje nga Institucioni Ndëshkues, së bashku me L.G., trokitën në derën e shtëpisë së saj dhe e kërcënuan, dhe ajo dëgjoi të shtëna me armë zjarri.

Policia shpejt arriti në vendngjarje, kontrolluan personat dhe gjetën një armë pa kornizë në dollapin e këpucëve. Gjithashtu u krye një alkotest, dhe niveli i alkoolit në gjak i L.G. u mat në 3.3 promil, pas së cilës të dy u privuan nga liria”, thonë nga MPB.

Advertisement

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza sipas nenit 386 të Kodit Penal./Telegrafi/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy