Sulmoi policët, arrestohet i dyshuari në Prizren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person është arrestuar në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata.

Gjatë momentit të arrestimit, i dyshuari, një mashkull kosovar, ka sulmuar katër zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka njoftuar se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike të llojit marihuanë dhe heroinë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy