Maqedonia voton, sot zhvillohet rrethi i parë i zgjedhjeve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në vend po mbahen Zgjedhjet për të zgjedhur kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Lista e Votuesve përfshin 1.832.415 votues të cilët pritet të votojnë në 3.480 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10.490 kandidatë.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.
Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar – 16.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 1.451 vëzhgues – 807 vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë.

Advertisement

Votimi fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Mund të zgjatet nëse ka votues që mbeten në qendrën e votimit në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë sa ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.

Në orën 19:00, qendrat e votimit mbyllen. Votuesve të pranishëm në qendrën e votimit u lejohet të votojnë. Qendra e votimit në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën e Votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00./Telegrafi/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy