Mecacci: Nuk është e rëndësishme vetëm dita e zgjedhjeve, por edhe proceset parazgjedhore, si dhe ato pas zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it për zgjedhjet lokale në Maqedoni, Matteo Mecacci, deklaroi sot se vëzhguesit po monitorojnë të gjitha aspektet që lidhen me zgjedhjet dhe theksoi se jo vetëm dita e zgjedhjeve është e rëndësishme, por edhe proceset parazgjedhore, si dhe vetë proceset pas ditës së zgjedhjeve.

Mecacci, i cili sot ishte në qendrën e votimit në Shkollën Fillore “Lirija” në komunën e Çairit, theksoi se Misioni përbëhet nga 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët vëzhgojnë të gjithë territorin e vendit.

“Ne jemi këtu si një mision vëzhgimi ndërkombëtar për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar nëse gjithçka është në përputhje me standardet. Ky vendvotim që shihni pas nesh është një nga shumë që ne vëzhgojmë. Misioni ynë përbëhet nga rreth 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët vëzhgojnë të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Mecacci shtoi se Misioni u krijua shumë kohë para ditës së zgjedhjeve, me vendosjen e 24 vëzhguesve afatgjatë në të gjithë territorin e vendit, të cilët vëzhgojnë të gjithë procesin./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy